Anaidi për Joanën: “Histori që zgjati vetëm një muaj ”


Ai flet lirshëm me Viganin, duke qenë se Vigani është futur me vonesë në shtëpinë e Big Brother dhe është në dijeni të gjetjes së disa prej sekreteve.

Më pas Anaidi tregon për historitë që ka pasur në lidhje me femrat, ndërsa tregon se lidhjen e parë e ka pasur kur ka qenë shumë i vogël.
Ndërsa më vonë ai tregon se ka bashkëjetuar kur ka qenë vetëm 15 apo 16 vjeç dhe se kjo lidhje ka zgjatur për disa vjet. Më pas tregon se ka pasur shumë lidhje të tjera. Ai mendon se mosha ideale për të krijuar një lidhje serioze për një femër është mosha 23-25 vjeç, ndërsa për një mashkull është mosha 27-30 vjeç.

Anaidi mendon se tani është koha ideale për të gjetur dikë me të cilin do të kalojë jetën, por gjetja e personit të duhur, sipas tij, është shumë e vështirë, sipas tij.
Më pas ai del për daljen e Joanës nga shtëpia, për të cilën thotë se nuk ai merrte mendja kurrë se mund të eliminohej.
Vigani mendon se për Anaidin do të jetë i vështirë gjumi, duke qenë se tani është vetëm në krevat, por Anaidi shprehet: “Jo, s’e kam problem fare. Kjo puna e Joanës vetëm një muaj zgjati”. Ai tregon se ka pasur edhe lidhej që ka zgjatur 4 vjet dhe se i janë dashur muaj për ta harruar, aq sa shprehet: “Të duhen tre muaj vetëm për të të ikur era nga krevati”. Ndërsa qeshin me njëri-tjetrin, djemtë vazhdojnë të tregojnë histori me femra dhe lidhjet që kanë pasur