Rikja kërkon të thyejë akullin dhe e pyet se përse ai nuk po i flet si çdo natë, ndërsa Shpendi justifikohet se është i lodhur e kërkon të flejë gjumë. “Mos vallë u mërzite nga qëparë?”, e pyet Rikja, e cila bën që Shpendi të fillojë të flasë rreth reagimit të mëparshëm. Ai thotë me ironi se Rikja duhet të reagojë sipas këshillave të Eldorës e Ilirit. “Nuk mendon se po vepron keq dhe po përdor emrin tim për keq?”, i thotë Eldora. Ai justifikohet duke thënë se bashkë me të sajin ka përdorur edhe emrin e Ilirit. “Eldora nuk po i thoshte: Mos fol”, i thotë Eldora. Ndërsa Shpendi thotë se nuk i intereson asnjë shpjegim dhe as sjellja e Rikes, e cila duhet të veprojë ashtu siç e mendon. “Ti nuk mund t’i thoshe Rikes: Mos i jep shpjegime të tjerëve. Pasi në ato shpjegime isha i përfshirë edhe unë”, i thotë Shpendi Eldorës. “Nëse unë jam tjetri për ty, në rregull”, vazhdon të thotë Shpendi. Ndërsa Eldora shprehet e thotë se e ndiente të nevojshme që ta këshillonte Riken e cila ndodhej në ato pozita. “Vetëm ti duheshe t’ia thoshe, kjo nuk reagonte dot vete?”, ia kthen Shpendi, duke u përballur hapur me të.
“Pse ne nuk mund të këshillohemi?”, ndërhyn Rikja, ndërsa Shpendi ai kthen me ironi, duke thënë se i uron të dyjave suksese. Ndërsa Eldora i thotë vazhdimisht se ai nuk e ka kuptuar qëllimin e këshillave të saj. “E di shumë mirë”, ia kthen Shpendi.
“E paskam marrë gabim”, thotë me ironi Shpendi, duke dashur të mos e vazhdojë më këtë diskutim, i nervozuar prej reagimit të Eldorës. “Këshillohu, këshillohu”, vazhdon të thotë ai, ndërsa kthehet nga ana tjetër për të fjetur gjumë. “Unë nuk përmenda emra”, justifikohet Eldora, duke vazhduar të sqarojë se nuk e kishte me tendencë këshillën e saj. “Shumë faleminderit që sillesh në këtë mënyrë me mua”, shprehet Eldora.
“A do të ta them troç: Nuk më intereson kaq shumë, prandaj mos më ngri zërin”, i thotë Shpendi, ndërkohë që Eldora sqarohet se ajo nuk mund të bëjë asgjë me qëllim të keq kundrejt tij. “Unë isha duke folur aty dhe ti ia the troç Rikes për mua”, shprehet Shpendi i nervozuar. “Unë mendoj se ti më kupton, prandaj flas në prezencën tënde”, ia kthen Eldora. “Mos më ngri zërin mua”, i thotë Shpendi herë pas here, duke ia bërë të qartë se e ka kuptuar shumë mirë qëllimin e saj.
“Ti kur keqkuptohesh, mund të kërkosh të sqarohesh”, i thotë Eldora. Ndërsa Shpendi i kërkon sërish të falur me ironi, duke kërkuar të flejë.